Jeff Bezos dhe Lauren do të jenë donatorët kryesorë për Met Gala 2026

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez do të luajnë role kyçe në Met Gala 2026, por këtë herë prapa skenave.

Çifti i famshëm do të jetë donatori kryesor i eventit prestigjioz të modës, tema e të cilit për edicionin e ardhshëm është shpallur “Arti në kostume”.

Sponsorët kryesorë

Është konfirmuar se Bezos dhe Sanchez do të mbështesin financiarisht një aktivitet që feston hapjen e një ekspozite të re në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.

Jeff dhe Lauren

Përveç tyre, shtëpia e modës Saint Laurent dhe shtëpia botuese Conde Nast janë gjithashtu të listuar si donatorë.

Edicioni i vitit 2026 do të jetë i pari nën udhëheqjen e kryeredaktores së re të Vogue, Chloe Malle.

Ajo kohët e fundit mori detyrën nga legjendarja Anna Wintour, e cila doli në pension pas 37 vitesh në krye të revistës së modës.

Marrëdhënia e Bezos dhe Sanchez u bë publike në janar 2019, pothuajse në të njëjtën kohë kur themeluesi i ‘Blue Origin’ njoftoi divorcin e tij nga MacKenzie Scott pas 25 vitesh martesë.

Sanchez në atë kohë po divorcohej nga bashkëshorti i saj Patrick Whitesell, me të cilin kishte qenë e martuar për 13 vjet.

Edhe pse ata nuk e kanë zbuluar kurrë se si janë takuar, burimet kanë deklaruar më parë se marrëdhënia e tyre filloi si një bashkëpunim biznesi.

Ekspozita “Art in Costume” në muze do të hapet më 10 maj 2026 dhe do të zgjasë deri më 10 janar 2027, ndërsa vetë Met Gala do të zhvillohet më 4 maj 2026.


Shtuar 19.11.2025 15:33