“Je kurajoz”, Rama i drejtohet Macron: Tani e kuptoj se përse Putin kërkon të të përqafojë

Në Francë po mbahet sot forumi i Paqes.

Pjesë e Forumit është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili ka marrë i pari fjalën pas hapjes së Forumit.

Kryeministri Rama nuk ka kursyer batutat, kur i tha Macronit se është shumë kurajoz që vendos një afat kohor për organizmin e një forumi të tillë dhe se tashmë e kupton se përse presidenti rus Vladimr Putin dëshiron ta përqafojë.

Rama: Zoti president jeni shumë kuriozë, që të vendosni një kufi kohor dhe të ftoni njerëz nga Amerika Latine dhe Ballkani, ju heq kapelen, prandaj dhe Putini kërkon t’ju përqafojë. Dua që të kaloj në një temë tjetër që ka të bëjë me këtë nen por është e rëndësishme që të reagojmë ndaj tragjedive të mëdha, lidhet me idenë e komunitetit politik europian, nuk është dicka terësisht e re, ide me rrënjë në Francë që prej shekullit 18, kur dikush mendonte për BE-në, përfshirë dhe Rusinë. Duhet punuar me Ballkanin Perëndimor, sepse në të kundërt Kina, Rusia, Turqia do të fusin duart në rajon, por pa to ne nuk do mund të mbijetonim gjatë pandemisë, vaksinat erdhën pikërisht nga këto vende. Kjo përforcoi idenë që Macron prezantoi dikur, që nuk na duhet të presim katastrofën për t’u bërë bashkë./albeu.com

 


Shtuar 11.11.2022 19:25