Një nënë nga Como, Itali përfundoi në gjyq. Ajo akuzohet për keqtrajtimin e vajzës së saj 16-vjeçare pasi e detyroi të ndiqte një dietë të rrepët.
Qëllimi i gruaj ishte të mbante vajzën nën 47 kilogramë.
Ka qenë tezja e adoleshentes ajo që ka denoncuar rastin. Nëna, 54 vjeçe, i ka mohuar akuzat.
Adoleshentja, siç shkruan Corriere della Sera, shpesh ishte e detyruar të privohej nga ushqimi. Ajo ofendohej dhe poshtërohej nga nëna e saj e cila e quante vazhdimisht “të shëndoshë” dhe “të shëmtuar”, dhe e detyronte të peshohej vazhdimisht.
Hetimi pas denoncimit të tezes kishte rezultoi me një urdhër për largimin e gruas nga shtëpia.
Gruaja i ka mohuar gjithmonë akuzat./Albeu.com/