“Je bërë më keq se Fifi”, analisti “ironizon” Kurtin pas lajmit të kërcënimit

Analisti, Petrit Zogaj, ka komentuar nderhyrjen e Policisë së Kosovës, mbrëmë te shtëpia e kryeministrit Albin Kurti, pas një kërcënimi që ky i fundit mori në një faqe në internet.

Zogaj shtoi se me këtë veprim Kurti është kthyer në një nga konkurentët kryesor të lajmeve rozë, duke ia kaluar edhe Fifit në Big Brother.

Zogaj gjithashtu kujton kur Kurti me militantët e vetë sulmuan shtëpinë e ish-kryeministrit të Kosovës atë kohë, Isa Mustafa.

Postimi i plotë i Zogajt:

Kryeministri i Kosoves eshte kthy ne nje nga konkurentet kryesor te lajmeve roze. Eshte duke ia kalu edhe “skandaleve” te Fifit ne Big Brother. Thone qe u kercnua nga nje postim ne fb, e jo shume kohe me pare, nje grup militantesh te Kurtit, kishin sulmuar shtepine e Isa Mustafes me shishe molotovi. Drama te cmendurish, ne opozite e pushtet./albeu.com/


Shtuar 28.10.2021 17:56