Java nis me temperatura tipike të pranverës, dita kur moti pritet të marr përsëri kthesën

Java që presim përpara pritet të jetë një javë “tipike” e pranverës me plot ditë me diell por në fund të saj rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme dhe atë të Martë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Po ashtu edhe dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte parashikohen me mot kryesisht të kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave të cilat në relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale.

Java mbyllet me ditën e Premte dhe mot me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

Në relievet malore në lartësitë mbi 300 metër reshje dëbore me intensitet deri mesatar.

Era parashikohet të fryjë e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-6 m/s ndërsa ditën e Premte era fiton intensitet në një pjesë të madhe të vendit dhe shpejtësi deri në 10-15m/s. ben me dijen SHMU.


Shtuar 13.03.2022 14:52