Kjo javë ka nisur me temperaturat minimale nën zero, me ngricat që kanë pushtuar zonat malore në të gjithë Shqipërinë.
Në qarkun e Elbasanit disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike për shka të erës së fortë.
Në rrugën nacionale Librazhd-Peshkopi kalohet vetëm me zinxhirë, pasi në disa segmente ka prani të mëdha të ngricave.
Po ashtu duhen zinxhirë apo gomave dimërore në disa rrugë fshatrash, në Librazhd- Qarrishtë; Gjinar-Zavalinë; Elbasan- Labinot Mal etj.
Në Vermosh të Shkodeës temperaturat kanë shkuar der në minus 10 gradë celcius
Akset rrugore janë të hapura ndërsa në rrugët Bogë -Theth dhe Tamarë – Lepushë po punohet për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve për shkak të ngricave.
Reshjet e dëborës kanë munguar gjatë natës në qarkun e Korçës ndërsa temperaturat kanë pasur vlera të ulëta nga -7 deri në -12 gradë celcius.
Në rrugën e Voskopojës autoritetet rrugore kanë bërë kriposjen e rrugës herët në mëngjes ndërsa në akset turistike nuk ka pasur probleme gjatë 24 orëve të fundit.
Policia i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të përdorin gomat e dimrit dhe të ecin me shpejtësi të ulët në mënyrë që të shmangin problemet e mundshme./albeu.com/