Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e Pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të pashkeve, ku nisin përgatitjet për festen. E Enjtja e Madhe, është darka e fundit e Jezu Krishtit me 12 dishepujt e tij. Një ditë më pas, të premten ai kryqëzohet për t’u ringjallur të dielën.
Besimtarët kanë nisur kryerjen e ritualeve. Të enjten përgatiten vezët me bojën e kuqe, që simbolizon gjakun e Jezu Krishtit.
Vezët besimtarët i thyejnë të dielën e Pashkës me njëri tjetrin për të treguar fitoren e jetës mbi vdekjen. Atë që simbolizon edhe Pashka, kalimin nga vdekja në jetë.
Mes përgatitjeve që kanë nisur, në këtë vigjilie Pashke, lutjet e besimimtarëve shkojnë për shëndet dhe mirësi.
“Ta duam njëri tjetërin, ta mbrojmë njëri tjetrin.”
“Lutemi për shëndet, për Jezu Krishtin që u sakrifikua për ne”- tha besimtarja.
Pashka është festa më e veçantë kalendarit të krishterë, por ndjesia dhe atmosfera e kësaj feste përfshinë edhe besimet e tjera.
“Unë jam bektashie por e kam traditë që bëj dicka simbolike edhe për Pashkën, ndonjë embëlsirë. Edhe vezë mund të bëj vetë. Kam një shoqe që më sjell gjithmonë.”
Sipas traditës ushqimet që përgatiten, besimtarët i dërgojnë të shtunën në kishë për t’i bekuar.
Data e pashkëve përllogaritet sipas kalendarit hënor dhe kjo ndryshon sipas viteve.