Jasmina rikthehet në Për’Puthen dhe tregon çfarë ndodhi me Andin (VIDEO)

Jasmina tregoi përse i ka ndarë rrugët me Andin.

Jasmina dhe Andi pasi dolën nga “Përputhen” u panë më të afërt me njëri-tjetrin, por ditët e fundit ata kanë prishur raportet.

Në puntantën e sontme në “Përputhen”, Jasmina u rikthye për të rrëfyer se çfarë ndodhi mes saj dhe Andit.

“Me kalimin e kohës ndryshoi shumë, duke pasuar edhe ngjarje edhe fama dhe vëmendja mendoj se nuk i bën edhe aq mirë”, tha ajo.

Por, kur u pyet se si erdhi deri tek krisja e raporteve, ngaqë janë parë shumë herë bashkë, Jasmina tha se veprat e fjalët e tij ishin në kundërshtim me njëra-tjetrën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

“Ishte frekuentimi, por fjalët mbetën të njëjtat që jo nuk bën, jo bën, domethënë ishte akoma në mëdyshje. Edhe pse me veprimet ishte  totalisht kundra fjalëve, me fjalët ishte ende në mëdyshje”, u shpreh ajo.

Por, kur u pyet nga Arjani se cila kishte qenë arsyeja e vërtetë e ndarjes së tyre, ajo tha se ishte Diona Fona.

“Nuk më kishte treguar se do ishte ndihmës i një shoqes që as nuk e ka shoqe”, përfundon Jasmina.

Konkurrentja i bëri një befasi Olës me rastin e ditëlindjes dhe tregoi se ka rregulluar marrëdhëniet me të.


Shtuar 14.05.2021 21:19