“Janë të konsumuar”, Meta: Kandidatët e PS nuk pranojnë të dalin në debate televizive

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vënë në dukje se kandidatët socialistënuk i pranojnë debatet televizive me kundërshtarët, teksa koalicioni “Bashkë Fitojmë” hapi fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për fitoren, teksa tha se kandidatët e koalicionit  janë të jashtëzakonshëm.

“Kandidatët e PS nuk pranojnë të dalin në debate televizive sepse janë totalisht të konsumuar. Me dy apo tre mandate, me skandale të pafundme. Po i bëjnë shërbimin e fundit një regjimi, koha e të cilit ka përfunduar.

Të vlerësojmë fuqinë tonë në demokraci, dhe kjo është vota. Vetëm vota do çelë perspektive, jo vetëm për katër vite, por për vendin tonë dhe të ardhmen.

Të gjithë të shkojmë të votojmë për fitoren. Gjeografia do jetë e jashtëzakonshme dhe kandidatët tonë janë të jashtëzakonshëm. Ne Durrës me super Igli Carën dhe me profesore Ledinën në Korçë. Elbasanin do e fitojmë me një super kandidat si Luçiano Boçi”, thekson Meta.


Shtuar 15.04.2023 15:56