Një shqiptar, që jeton prej 33 vitesh në Greqi, në zonën e përfshirë nga flakët ditën e djeshme Aleksandropoli, ka publikuar një video të pazakontë në llogarinë e tij në “X”.
Apostolos (Astrit) Tota më origjinë nga Kukësi, në videon e publikuar ka treguar një automjet të tipit trailer, ku pretendon se ka rrëmbyer 25 emigrantë të paligjshëm që jetojnë nëpër pyjet e Aleksandropolit, për të cilët thotë se janë përgjegjës për zjarret masive që kanë përfshirë vendin.
Në videon e publikuar ai bën komente racistë duke bërë thirrje për një program mbi emigrantët e paligjshëm që ndodhen në pyjet greke të ardhur nga Turqia që duan të shkojnë drejt Greqisë perëndimore.
ΥΠΑΡΧΕΙ ΚΑΠΟΙΟΣ ΕΙΣΑΓΓΕΛΕΑΣ ΠΟΥ ΔΕΝ ΚΟΙΜΑΤΑΙ ΣΕ ΑΥΤΗ ΤΗΝ ΧΩΡΑ;
Απίστευτο. Μάζεψε και απήγαγε μετανάστες από τον δρόμο, διαφημίζει ο ίδιος σε βίντεο τη λεία του, «25 κομμάτια μάζεψα» λέει, τους στοίβαξε όλους σαν τις σαρδέλες, τους κλείδωσε στο τρέιλερ πίσω από το φορτηγάκι του… pic.twitter.com/awk78s8Jod— Areti Athanasiou (@AretiAthanasiu) August 22, 2023
“Kam ngarkuar 25 emigrantë në rimorkio, duan të na djegin këta, 25 bastardë këtu e i gjithë mali është plot. Janë të betuar të na djegin.Organizohuni, le të dalim e t’i mbledhim. Vetëm kaq po ju them, duan të na djegin”, thotë ai teksa zbulon fytyrat e emigrantëve të frikësuar.
Policia greke e ka arrestuar shqiptarin së bashku më dy grekë të tjerë pas publikimit të videos.