“Jam penduar, u kërkoj falje fëmijëve”, 57-vjeçari në Fier pranon se ka vrarë bashkëshorten e tij

Kanë përfunduar hetimet për vrasjen e Valdete Mamaj në Fier në shkurtin e këtij viti nga bashkëshorti i saj Petrit Mamaj.

Fillimisht rasti i u paraqit si vetëvraje, por vetë Mamaj ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë, ndërsa tani rrezikon të dënohet jo më pak se 20 vite burg.

“U pendova për çfarë kisha bërë. Pas ngjaries, une dola nga shtëpia, ku derën e jashtme e mbylla nga jashtë, vajta në këmbë në restorant afër Gjendjes Civile për të ngrënë mëngjes dhe më pas jam kthyer po në këmbë në shtëpinë time. Me të mbërritur në shtepi, u pendova për çfarë kisha bërë dhe kam njoftuar në telefon tim vella i cili jeton disa shtëpi më tutje në lagjen ku banoj, dhe kur ai erdhi në shtëpinë time, i thashë që Valdetja ka vrarë veten. Më pas, vellai im G.M ka njoftuar policinë. Deklaroi edhe një herë se për vrasjen e bashkëshortes time Valdete Mamaj unë ndihem i penduar dhe u kërkoj falje fëmijeve të mi”, tha Petrit Mamaj para hetuesëve.