GJKKO la në fuqi masën arrest me burg për ish-zv.Drejtorin e Policisë, Erzen Breçani, i cili u arrestua mbrëmjen e së hënës në kuadër të aksionit “Metamorfoza 2”, ku pas përgjimeve të SKY rezultoi se ish-zyrtari i policisë dhe persona të tjerë ishin përfshirë në trafik droge.
Ndaj Breçanit rëndojnë akuzat e pastrimit të parave dhe dhënia ndihmë e një personi në kërkim.
Ndëkrohë që ai para Gjykatësve deklaroi se ëhstë në burg prej të birit, por se nuk e dinte se me çfarë punësh merrej djali i tij.
Lidhur me këtë çështje gazetari Igli Çelmeta dha detaje të reja në studion e Neës 24, ku tha se provat tregojnë se Erzen Breçani kishte dijeni për të gjitha veprimtaritë, madje djali u thoshte të tjerëve se kishin të fala nga i ati.
Ai zbuloi se arrestimet e anëtarëve të grupit kriminal erdhën pasi autoritetet evropiane kishin zbërthyer komunikime në aplikacionin SKY dhe se më pas i kanë dërguar provat autoriteteve shqiptare.
Ai shtoi më tej se ka dyshime se djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani ndodhet jashtë territorit shqiptar dhe për momentin gjendet në Spanjë.
“Grupi përbehet nga 11 persona, ndërsa janë arrestuar 4 persona nga policia shqiptare, Erzen Breçani, shefi i krimeve në rajonin 6 në Tiranë, Bujar Gërmizi dhe Besmir Murati. Për këta persona është lënë masa e arrestit me burg. Në kërkim janë Ervin Mata dhe djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani mes të tjerëve.
Breçani ka thënë se ndodhet në burg prej djalit të tij, por provat tregojnë se Erzen Breçani kishte dijeni për të gjitha veprimtaritë, mdaje djali u thoshte të tjerëve se kishin të fala nga i ati. Madje ky i fundit kishte marrë edhe informata për hetimet rreth tyre.
Ky është një hetim i nisur nga Europol dhe autoritetet evropiane të cilat kanë bërë dekodimin e SKY dhe i kanë dërguar provat autoriteteve shqiptare. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi dyshohet se ndodhet jashtë Shqipërinë, në territorin e Spanjës, ndërsa pritet nëse do ketë arrestime të këtyre personave në kohët në vijim”, u shpreh ai mes të tjerash.