Aktori i njohur Agron Llakaj ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ku Romeo dhe Donaldi e lanë të fliste për shumë gjëra.
Mes të tjerash Agroni u ndal edhe te fillimi i karrierës së tij duke pranuar se ka qenë aktori komik më i paguar në historinë e artit shqiptar. Sa i përket raporti me regjisorin Altin Basha ai u shpreh se kanë patur një raport shumë të mirë derisa ai u largua nga “Top Channel” kur gjërat ndryshuan.
“Takimi i parë ka qenë me Dritan Hoxhan. Në 2003 u hodh ideja që unë me Agim Bajkon të prezantonim ‘Fiks Fare”, por ai nuk e aprovoi sepse nuk e pëlqente si dyshe. Ai kishte një ide interesante për mua, një show kabare. Lindi ideja e “Portokalli” por pa këtë emër. Fillova punën dhe kam qenë aktori më i paguar i humorit në historinë e artit shqiptar.
Fillova të gjej stafin dhe mes të tjerash i sugjeroj Altin Bashën. Nuk e njihja personalisht, por më pëlqente për punën që kishte bërë. Kemi patur një marrëdhënie të shkëlqyer kur ishim në “Portokalli” por nuk e di çfarë i ndodhi pasi ika unë. E humbi respektin dhe emri im nuk përmendej në Top Channel. Në 10 vjetorin e Portokallisë unë isha figurant edhe pse isha boshti i ndërtimit të Portokalli.”- deklaroi ai.