Podcasti i radhës “Flasim” i kryeministrit, Edi Rama, do të ketë fokus tematika që kanë të bëjnë me shëndëtësinë në sektorin privat dhë atë publik në vendin tonë.
Për këtë Rama ka ftuar ekipin e mejkëve që i hoqën appendesitin një javë më parë.
Kryeministri kreu më 17 prill një ndërhyrje kirurgjikale me urgjencë në orët e para të mëngjesit për heqjen e appendisitit, ndërhyrje e cila rezultoi e suksesshme.
Pjesë nga traileri, pjesa e plotë e episodit do të transmetohet nesër:
Rama: Jam këtu së bashku me 5 burra që më hynë në trup. Për një person të vetëm, privilegj për pozicionin që unë kam apo është një praktikë që është e ngjashme edhe për njerëzit e zakonshëm?
Arben Beqiri: Sëmundjet janë të ndryshme, por pacientët janë njësoj.
Rama: Para se të largoheshit erdhët të shtrati dhe më dhatë dorën e më thatë ne kemi operuar shumë, ministra, zv.ministra, por fatkeqësisht deri më sot vetëm në spitale private.
Arben Beqiri: Fakti që ju zgjodhët sistemin publik shqiptar, ndër të tjera zgjodhët kirurgë që përfaqësonin një forcë tjetër politike, tregon se në fakt kjo është një formë e emancipimit ose rritjes së besimit.
Rama: Isha shtrirë kur prof. Gjata erdhi dhe tha kemi me vete edhe një ish-ministër shëndetësie.
Ekipi që operoi kryeministrin Edi Rama
Prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë, Rektor i Universitetit të Mjekësisë, Mjek kirurg
Prof. Arben Beqiri, Mjek Kirurg
Dr. Dritan Rehovica, Mjek Kirurg
Prof. Krenar Lilaj, Shef i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit
Prof. Ass. Saimir Kuçi, Mjek Anestezist
/albeu.com/