“Jam kallëzuar nga Agaçi, Koka e Bllako”, Kryemadhi: Në SPAK dorëzova prova të reja për grabitjen në inceneratorin e Elbasanit

Sot, ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK ku u mor në pyetje në lidhje me inceneratorët.

Ajo tha se ka dorëzuar fatura të reja që kanë të bëjnë me grabitjen te ai i Elbasanit, ndërsa tha se Kallëzimi ndaj saj është bërë nga Engjëll Agaçi, Lefter Koka dhe Alqi Bllako.

“Sot jam thirrur në SPAK si kallëzuese kryesore për inceneratorin e Elbasanit, për të dëshmuar dhe për të dorëzuar prova të reja. Ajo çka është më e rëndësishme, është që një nga arsyet kryesore në të cilat ky proces verifikimi dosjesh, për të bërë të qartë se nuk është çështje individ, por sistemi që ka funksionuar për vjedhjen e shqiptarëve. Sot dorëzova prova të reja. Agaci është në dijeni të shkeljes dhe nënshkrimit të kontratës së paligjshme, duke hartuar vendimin e nënshkrimit të një kontrate të paligjshme”, tha Kryemadhi.

“Fatura që kanë të bëjnë me grabitjen në incnetarotin e Elbasanit”, tha ajo në lidhje me fakte të e reja të paraqitura, ndërsa shtoi: “Këllëzimin e ka bërë Engjël Agaci, Lefter Koka, Alqi Bllajo dhe të tjerë.”

 


Shtuar 27.10.2022 12:32