Deputeti demokrat, Lefter Gështenja, ka publikuar në Facebook dokumente që vërtetojnë se as ai e as familja e tij nuk kanë asnjë lidhje me ish Sigurmin e Shtetit.
Gështenja ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjtete sociale përgjigjen që Autoriteti i Dosjëve i ka kthyer deputetit, pasi ky i fundit kishte kërkuar verifikim të figurës së tij dhe familjarëve.
“I qëndroj parimit se duhet ta nisim nga vetja, para se t’ja kërkojmë kundërshtarit. Të jesh i pastër nuk ka të bëjë me ligjin por me moralin! Nuk i duhet shqiptarëve hapja e dosjeve nëse ata që drejtojnë vendin nuk marrin guximin të verifikojnë emrin e vet!”, shkruan ndër të tjera Gështenja në Facebook.
Reagimi i Gështenjës vjen pasi Kuvendi i hapi rrugë hapjes së dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimit të politikanëve, të cilët kanë marrë më parë certifikata të pastërtisë së figurës nga komisionet ‘Bezhani’ dhe ‘Mezini.
Ndryshimet në ligjin NR. 45/2015 për të drejtën e informimit mbi dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit u miratuan në 22 tetor 2022 në Kuvend, me konsensusin e PS-së dhe PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.
Sakaq kujtojmë se ditën e nesërme deputeti demokrat Kreshnik Çollaku pritet t’i drejtohet me një kërkese zyrtare
Autoritetit të Dosjeve për të verifikuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtore të ish-sigurimit të Shtetit./Albeu.com/