“Jam i helmuari i atyre të katërtave”, babai i Silvanës i mbytur në lot: Të gjejë vrimë miu e të futet

Ajo që mund të konsiderohej si një ditë gëzimi, rezultoi një tragjedi e vërtetë për familjen Gushi në Vlorë.

Një familje e tërë, prej katër anëtarësh, 2 prej të cilëve të mitur, humbën jetën tragjikisht në autostradën Fier-Vlorë.

Viktimë mbetën, Eduard dhe Silvana Gushi, 44 dhe 33 vjeçe, si dhe dy vajzat e saj të mitura, Eva dhe Anastasia.

Të katërt, kishin mbi 2 vite që nuk kishin takuar të afërmit, pasi prej pandemisë ishin izoluar në Greqi, shtet dhe ku jetonin. Ndërsa ditën e ngjarjes së rëndë, ato kishin ardhur për t’u takuar me të dashurit e tyre që ndodheshin në Shqipëri.

Lajmi i kobshëm ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa së fundmi, ka reaguar dhe babai i Silvanës, i quajtur Sotiraq. Në një lidhje direkte për emisionin “Zemër të hapur”, e vetmja gjë që kërkonte ishte drejtësia.

“Jam i helmuari i atyre të katërtave. Jam babai i Silvanës. Kërkoj me gjithë forcën dhe sa të jetë fryma, edhe nëse nuk përgjigjet drejtësia shqiptare, do e shkrij jetën dhe të më kthehet gjaku që humba 4 persona. I bëj apel Gjykatës, avokatëve, ata që kanë shpirtin human dhe kanë pak njërzillëk, të venë dorë dhe të japin atë që kërkoj sot. Faleminderit të gjithëve atyre, që janë sensibilizuar. Me keqardhje më jepnin ngushëllimet e përzemërta. Këta fëmijë, për ata që kanë shpirtin e mirë, të pastër, dashurinë e fëmijës.

Ata janë pa nder e pa kriter. Ai lloj babai, nuk e di ku mund të jetë ai. Po ta dija që është rrugëve. Ai jo të ketë milionat, të ketë miliardat, por ka shpirtin e zi. Ta dëgjojë nga goja ime, nuk jemi hakmarrës. S’jemi kriminela. Kemi logjikën, jemi qytetarë të këtij vendi. Por ai qysh e mban vendi atë baba, atë burrë. Ai le t’i marrë masat ngado, sa të jenë organet që ne shpresojmë se do të bëjnë diçka, ai të gjej vrimë ku të futet, se ky shtet nuk i lë. Neve shpirtin do e kemi atje, ai të shikojë këta që kam këtu.

Ashtu siç po qaj unë sot dhe një popull i tërë, po si nuk i erdhi turp atij prindërit. Nuk e di se kush janë këta. Ai të vinte e të kërkonte falje, unë s’e vras! Kam shpresë! Pse u largua nga Vlora ai, sa të jetë jeta, frymë dhe gjaku i fëmijëve të mi, nuk do të humbë. Nesër të gjithë dashamirësit e mi, ai që ka shpirt, aty në qendër të Fierit do ta kini. Turp i kohës.

Morën jetë njerëzish. Nuk dua gjakmarrje, nuk dua ta di bie brenda apo jo, s’e kanë problem. I lutem zotit ta nxjerrin atë”, tha zoti Sotiraq.