“Jam i habitur nga disa shqipo”, Rama: Rajoni nuk është as i Vuçiçit e as i Kurtit, ne kemi një rol

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se Serbia nuk mund ta cenojë Kosovën dhe nuk mund të bëjë asnjë hap brenda territorit të saj ushtarakisht.

Ai paralajmëroi se situate mund të shkojë në përplasje të armatosur, teksa bëri një paralele me situatën në Ukrainë.

“Unë jam i mahnitur negativisht nga disa shqipo që u hodhën përpjetë nga gëzimi që “ja Serbia mund ta cenojë Kosovën”. Fare, zero. Një hap nuk hyn dot Serbia në Kosovë ushtarakisht. Këtë jua përsëris prapë dhe prapë dhe prapë. Në këtë rast kemi të bëjmë me një akt i cili niset nga diskutimi ishin këtu ishin aty, i cili në vetvete është një akt i papranueshëm. kjo nuk do të thotë që veriu i Kosovës mund të shkojë në përplasje të armatosur dhe jo nga agresioni ushtarak nga jashtë, por nga situata brenda. Mos harroni si ka ndodhur në Ukrainë dhe kush janë forcat që janë të interesuara nga kjo. Çfarë duhet bërë gjithçka që kjo të mos ndodhë dhe jo hajde të marrim kallashnikovin se ajo nuk mbaron me pastaj”, tha Rama.

Ndërkohë, i pyetur nëse me veprimet e tij po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës, Rama tha se nuk e konsideron diçka të tillë.

Sipas tij fatet e vendeve janë aq të ndërlidhura, sa Shqipëria nuk mund të rri pa vepruar.

“Së pari ne jemi ekzaktësisht në të njëjtin vend së bashku dhe kjo lagje ku ne jetojmë i ka kaq shumë ngjitur shtëpitë dhe i ka kaq shumë të ndërlidhura fatet sapo u dogj njëra ship merr flakë gjithë lagjia. Ky rajon nuk është as i Vuçiçit as i Kurtit. Dhe ne jemi këtu, ne kemi interesa, rol në këtë rajon. Dhe kjo nuk është ndërhyrje në punët e brendshme”, tha ai.

Drafti është refuzuar? Nga kush? Unë nuk ja kam çuar draftin as Kosovës as Serbisë dehe nuk kam pritur të miratohen as nga Kosova dhe Serbia se as nuk e kanë lexuar.

Ndërkohë, ai komentoi edhe deklaratën e tij të mëhershme për mbylljen e dyerve të homologëve ndaj Albin Kurtit, teksa siguroi se kjo gjë është e vertëtë.

“Kur thashë janë mbyllur dyert e thashë me keqardhje, dhe nuk dua të bëj komente më të gjata por kjo është e vërtëtë se une nuk jam as syri as veshi që mund të çfarë të dua. Shqipëria nuk është për të bërë sehir në këtë lagje dhe nuk ka si rri pa lëvizur gjithë gurët”, tha Rama.


Shtuar 23.06.2023 13:56