“Ja shtove jetën doktor”, Berisha surprizon nënën e aktorit të njohur të humorit (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka surprizuar nënën e aktorit të njohur të humorit, Albano Bogdo.

Teksa aktori dhe Berisha ndodheshin te një tavolinë, Albano telefonon nënën e tij dhe më pas telefonin ia kalon Berishës.

Berisha e falenderon zonjën për mbështetjen që i ka dhënë atij dhe Partisë Demokratike.

Biseda:

Nëna e Albanos: Se jam në dyqan

Albano Bogdo: Lere dyqanin, urdhëro  ke doktor Berishën, foli.

Sali Berisha: Alo, mirëdita dhe përshëndetje të përzemërta. Të falenderoj shumë mirënjohje për të gjithë mbështetjen e palëkundur që i ke dhënë PD dhe Sali Berishës. Gëzuar, të falenderoj unë për mbështetjen tuaj.

Turjan Hysko: Ia shtove jetën mamamës së Albanos o doktor.

Floriana Garo: Po flet me mamanë e Albanos, që është një fanse e zjarrtë

Videoja është publikuar në rrjetet sociale nga zëdhënësja e PD, Floriana Garo.

Kreu i PD-së, Sali Berisha do të jetë i ftuar special në programin “Klanifornia” në natën e ndërrimit të viteve.