Ja pse nuk dihet numri i saktë i banorëve në Maqedoni

Në Maqedoni është thuajse e pamundur të zbulohet numri i saktë i banorëve të saj si dhe cila është përkatësia e tyre etnike. E dini pse? Sepse ajo nuk ka as aq shumë sllavo-maqedonas saç thuhet, e as aq pakë shqiptarë, bullgarë, turq… saç deklarohet.

Pra për Maqedoninë është i pavlefshëm numri i qytetarëve që nuk i përkasin etnisë sllavo-maqedonase dhe, mbase andaj asaj i ndodh e papritura: sa më shumë pakësohet numri i banorëve të saj, aq më shumë rritet numri i politikanëve budallenj që besojnë se mund të ndërtosh shtet duke e ndaluar ‘importin’ e librave në gjuhën shqipe dhe bullgare!

Dhe një Maqedonie të lodhur nga fshehja e fytyrës së vetë të vërtet si dhe nga orvatja të tregohet atë që nuk është, jo vetëm vaksinat kundër Covid 19, por Beogradi ia injekton edhe dozën e urrejtjes ndaj shqiptarëve e bullgarëve, siç ua injekton mendësinë politike serbe.

Tani shtrohet pyetja: cili është roli i drejtuesve të BDI-së në tërë këtë lojë dhe talljen që u bëhet shqiptarëve të Maqedonisë? Siç duket ata prej moti kanë marrë vaksinën me koktejin e mendësisë politike maqedonaso-serbe që të çon të bëhesh i pandjeshëm ndaj fatit të atyre që të votojnë dhe të mundëson të vetë gënjehesh se mund të ndërtosh shtëpi pa themel e shtet me identitet të rrejshëm të banorëve! (Kim Mehmeti)

 


Shtuar 31.03.2021 21:23