Ja kur pritet të bie sërish borë në Kosovë (FOTO LAJM)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas njoftimit, të enjten në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë nga IHMK:

Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Të enjten, në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.


Shtuar 18.01.2022 20:53

Tags: ,