Iu vodhën çarçafët, jastëkët e tenxheret, gruaja kërkon urdhër mbrojtje nga burri

Ndodh që kur çiftet grinden , e marrin aq shumë inat njëri-tjetrin sa ju ngjan se për çdo gjë të keqe që ndodh e ka fajin partneri.  E ngjashme është historia e një 45 vjeçareje e cila fajëson të shoqin.

Gruaja pas mosmarrëveshjes me bashkëshortin , pak orë më vonë kur është kthyer në banesë ka vërjetur se dikush kishte vjedhur çarcafët, mbulesën e krevatit dopio me dy jastëkë dhe tenxheren. Sipas burimeve policore të gazetës Si , së pari gruaja ka kryer hetimet e saj dhe e bindur që këtë veprim e kishte kryer bashkëshorti.

Nuk e ka menduar gjatë, por është nisur direkt e në komisariat, ku nuk ka kërkuar zbulimin e hajdutëve. Sipas denoncimit të gruas, çarcafët e krevatit të çiftit dhe të tjerat ishin vjedhur qëllimshëm nga bashkëshorti për ta kërcënuar atë dhe sipas denoncimit të saj kjo është një lloj dhune e tillë nga e cila ajo duhet të fitonte një urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje

Gruaja me inicialet L.K shkoi në komisariatin numër tre shpjegojnë burimet e gazetës Si pasi pyeti të bijën dhe nuk gjeti asnjë adresë të çarcafëve dhe tenxheres.

A e ke parë babin të bëjë ndonjë lëvizje gjatë paradites – pyeti L.K të bijën, por vajza ju përgjigj : nuk kam parë gjë mami pasi isha duke luajtur.

Sipas burimeve të gazetës SI gruaja ka vijuar kërkimet. Ka zbritur poshtë dyqanit të lagjes dhe ka pyetur shitësin e minimarketit nëse kishte parë ndonjë lëvizje të çuditshme, ose ndonjë person që kishte nxjerrë sende nga banesa. Edhe ai ka tundur kokën duke mohuar. As ai nuk shtoi ndonjë të dhënë për hetimin privat të saj

“ Kur erdhi bashkëshorti e pyeta se ku I kishte çuar gjërat që kishte marrë, por ai më tha- jo nuk I kam marr unë, mbase I ke marrë i dhe do të ma hedhësh fajin mua” -dëshmon në polici 45 vjeçarja, sipas të cilës hajduti ishte pikërisht partneri dhe e kishte bërë këtë veprim jo për të përfituar, por për ta rënduar emocionalisht.

Pyetjes së agjentëve të cilët nuk kanë ditur se si ta ndihmojnë, se ku gjendej ajo kur I humbën carcafët dhe tenxherja , ajo I përgjigjet  :  isha në punë, deri në orën 17, kurse burrri ishte pushim. Ndaj them që ai I ka marrë , e ka bërë këtë gjë për tmë nervozuar. Jam e bindur.

Por ndërsa agjentët këmbëngulin të mësojnë se përse I është krijuar kjo bindje , ajo nuk e heq nga goja emrin e bashkëshortit E.L

“Jam e bindur pasiqë , ai e ka bërë edhe herë tjetër këtë gjë. Herë tjetër ka vjedhur pajisje elektro shtëpiake dhe e bën këtë gjë që të më mërzisë që unë të largohem nga shtëpia. Dhe kjo është një formë dhune, e theksoj, kjo është dhunë” rrëfehet 45 vjeçarja

Me duar të lidhura dhe pa asnjë zgjidhje për ti firmosur urdhërin e mbrojtjes , pasi nuk dinin si ta argumentonin këtë kërkesë, agjentët kryejnë lëvizjen e radhës. Burimet e gazetës Si theksojnë se thërritën në komisariatin numër. 3 shtetasin E.L , I cili u soll ashtu siç e parashikuan agjentët . Mohoi çdo gjë dhe u tregua  i habitur

“ Nuk kam kryer asnjë veprim të kundraligjshëm. Nuk është aspak e vërtetë “ -thotë 52 vjeçari që nuk pranon ta ketë kryer këtë lloj dhune . Pavarësisht kësaj agjentët e mbajtën shënim pretendimin e gruas dhe të të shoqit , I cili nuk akuzohet nga partnerja për vjedhje por për dhunë në familje. /SI

 

Shtuar 30.03.2021 04:03