Edhe pse forcat e policisë greke kanë rritur numrin e tyre të punonjësve bandat e hajdutëve vazhdojnë aktivitetin e tyre në ishullin grek.
Viktimat e tyre këtë herë ishin tre turistë shqiptarë që kishin ardhur në Mykonos për të kaluar pushimet.
Ata kishin rezervuar një suitë në një hotel luksoz në zonën e Plindrit, ku persona të panjohur kanë hynë në dhomën e tyre nga dera e ballkonit duke përdorur një trapan.
Sipas policisë njërës nga turistet shqiptare i kanë vjedhur bizhuteri floriri me vlerë totale 17100 euro, pasaportën dhe patentën e drejtimit të automjetit.
Të motrës i janë marrë sende dhe bizhuteri me vlerë 18400 euro, si dhe pasaporta.
Ndvrsa të dashurit i kanë vjedhur sende dhe bizhuteri me vlerë 10 mijë euro si dhe pasaportën.
Policia greke thekson dhe kujton se pasaportat e marra nga hajdutët nga turistët përfundojnë në tregun e zi, të blera nga rrjetet e kontrabandës së emigrantëve dhe t’u rishiten migrantëve./albeu.com