Iu vendos tritol afër banesës, flet Shefi i Krimeve në Shkodër: S’kam konflikt me askënd

Shefi i Krimeve të Policinë e Shkodrës, Pllumb Shpati ka folur jashtë kamerave për sulmin me tritol në banesën e tij.

Ai është shprehur se nuk ka konflikt me askënd dhe se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë bërë sulmin ndaj tij.

Nga ana tjetër, babai i Shpatit, Gjergj Shpati tha se është i tronditur nga ngjarja. Ai deklaroi se familja nuk i ka borxh asnjeriu dhe se shpërthimi  mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së djalit të tij.

Më tej shtoi se në banesën ku u vendos tritol jetojnë tre familje, ndërsa theksoi se dëmet materiale janë të shumta.

Lënda plasëse shpërtheu rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm në lagjen Dobraç, sipas policisë.

Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./Albeu.com./


Shtuar 13.01.2023 10:39