Iu ngjitet magneti në trup pas vaksinimit? Alimehmeti zbulon si qëndron e vërteta

Në rrjet po qarullojnë me shpejtëso disa video të ndryshme nga e gjithë bota dhe vendi ynë, ku në vendin ku njerëzit kanë bërë vaksinën e koronavirusit ngjiten sende metalike.

Për të vërtetuar se këto fakte nuk janë aspak të vërteta, ishte sot i ftuar në studion e “Wake Up” mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti. Ky i fundit u shpreh se është diçka e rreme.

“Është diçka e rreme. E ata që e kanë bërë këtë eksperiment dhe u ka ngjitur magneti të shtojnë edhe një fazë tjetër. Aty ku keni bërë provën ta lyeni me pudër fëmijësh. Lyejni zonën, e të gjithë e dinë se pudra shërben për thithjen e lagështirës dhe yndyrës në lëkurën e fëmijëve. Dhe provojeni prap a ngjit monedha. E do kuptoni se nëse do kishte qenë magnet, monedha do vijonte të ngjiste. Po të jetë lagështirë, yndyrë apo lëndë tjetër ngjitëse që prodhon lëkura e njeriut, atëherë kjo do zhdukej.

Është një dukuri fizike, klasike. Një objekt i vogël me peshë relativisht të vogël me një sipërfaqe të rrafshët, me një tjetër sipërfaqe të rrafshët por tashmë elastike si lëkura, që ka edhe lagështirë, yndyrë, lëndë të tjera ngjitëse që prodhon vetë. E që nuk është njësoj gjithë ditën lëkura, ka pjesë ku djersitësh më shumë. Për ta hedhur poshtë këtë e provon, një dukuri e njohur fizike, që nuk ka lidhje me vaksinën. Në mënyrë absolute nuk ka asgjë të tillë, nuk ka një magnet brenda. Për vaksinat ka pas gjithmonë teori të shumta, jo vetëm nga njerëzit. Janë vaksina me autorizim të emergjencës, nuk kanë aprovim të plotë, por nuk përmbajnë lëndë magnetike”, sqaroi mjeku i njohur.


Shtuar 11.06.2021 10:35