Kryeministri i vendit, Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Kryeministri Rama u diagnostikua me appendisit akut.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.
Zyra e shtypit të kryeministrit bën me dije se ndërhyrja ka rezultuar e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kreut të qeverisë paraqitet e mirë./Albeu.com/