Iu kapën 350 kg “mall” në Brazil, Klodiana Lala “shokon” rrjetin: Altin Drimadha nuk ekziston!

Gazetarja investigative, Klodiana Lala, ka rikthyer në kujtesë trafikantin shqiptar Altin Drimadha, në banesën e të cilit në Brazil u gjetën 350 kilogram kokainë.

Lala thotë se Drimadha është një emër që nuk ekziston në regjistrat shqiptar.

Sipas saj, trafikanti i njohur që është në arrati, duhet të ketë ndryshuar identitetin.

“Altin Drimadha eshte nje emer qe nuk ekziston ne regjistrat shqiptar. Supertrafikanti i Brazilit per te cilin flitet me zell prej ditesh me siguri e ka ndryshuar identitetin. Te flitet per te pa e ditur kush eshte dhe cfare perfaqeson me duket guxim i tepruar.

Jemi mire dhe me mire do behemi”, ka shkruar Lala./albeu.com/