Vijon aksioni i forcave RENEA në disa qytete të vendit, teksa në Elbasan mësohet se janë në kërkim të të shumëkërkuarit Talo Çela.
Mësohet se uniformat e shtetit kanë rrethuar dhe zonën e Bradasheshit, aty ku dhe Çela ka shtëpinë i cili akuzohet për vepra të ndryshme penale.
Çelës gjithashtu i është vendosur dhe një sasi tritoli në muajin nëntor të vitit të kaluar.
Talo Çela u ka shpëtuar katër operacioneve nga forcat RENEA, i fundit, në muajin gusht të vitit të shkuar.