Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest me byrg për Jetmir kaloshin, shoferin e furgonit i cili u kap me tetë pistoleta pak ditë më parë në furgon.
“Unë jam shofer dhe nuk kam lidhje fare me materiale. Unë do i dorëzoja në Itali dhe pastaj do të kthehesha. Nuk kam vizë për në Britaninë e Madhe”, mësohet të ketë thënë ai.
Ai ka pretenduar se ishte i punësuar si shofer te agjencia e transportit ‘Sihana’ ndërsa pagesën e merrte në të zezë.
Armët ishin ngarkuar në Tiranë dhe origjina e tyre është një magazinë në zonën e Alliasit.
Në këtë magazinë policia e Tiranës ka ushtruar një kontroll, ndërkohë që kontrolle po mbahen edhe në shtëpinë e Koloshit.
Në përfundim të këtyre kontrolleve pritet të zbulohet nëse ka një baze armësh në kryeqytet./albeu.com/