Iu gjet pushkë në banesë, arrestohet 55-vjeçari nga Kruja

Policia e Krujës ka arrestuar një 55-vjeçar, të cilit iu gjet një armë e llojit pushkë në banesë.

Si rezultat i operacionit të koduar “Rifle” u bë arrestimi i shtetasit Gj. M., 55 vjeç, banues në Mallkuç.

Gjatë kontrollit në banesën e 55-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com


Shtuar 13.10.2023 11:59

Tags: ,