Ervis Bakalli, dhe Dorian Kalo kanë dalë këtë të shtunë përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, pasi në banesën e Bakallit u zbulua një depo e modifikimit të armëve.
Përpara togave të zeza të kryeqytetit Dorian Kalo ka mohuar se ka lidhje ne armët e gjetura dy ditë me parë në një banesë në zonën e Yzberishtit. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës Kalo ështe shprehur se ai bënte piktura morale kur gjente punë, ndërkohë që paradite punonte si Berber.
Ndërkohë prokurorira në kërkesën e saj për masën e sigurisë thote se fillimisht policia ka shkuar në banesën ku u gjendën armët pasi ishte sinjalizuar se një nga ambjetet e saj ishte përshtatur për shtëpi bari, por nga kontrolli u zbulua edhe depoja që ishte përshtatur për modifikimin e armëve.
Pas dëgjimit të palëve, gjykata është tërhequr, për të vendosur nëse do pranoje apo jo kërkesën e gjykatës e cila ka kërkuar arrest me burg për dy të arrestuarit