Iu fut me dhunë në banesë dhe e përdhunoi, flet 53-vjeçarja nga Durrësi: Ishte shok me komshiun tim

53-vjeçarja e cila u përdhunua nga një 28-vjeçar në Durrës ka deklaruar në polici se autori ishte shok me komshiun e saj.

Ajo ka thënë se është njohur me përdhunuesin nëpërmjet komshiut, raporton abcnews.al.

Ndër të tjhera 53-vjeçarja tha se pasi autori e ka përdhunuar i ka marrë një sasi pren 200 mijë lekësh.

Kujtojm se ditën e sotme shtetasi me iniciale K. K., 28 vjeç, është arrestuar nga policia e Durrësit pasi dyshohej se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 53 vjeçe, banuese në lagjen Nr.9, Durrës./albeu.com