Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme qytetin e Shëngjinit, pasi biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua brenda lokalit të tij nga një person i armatosur.
Vjehrri i Ardian Nikulajt i cili ka qenë vetëm 3 metra larg Nikulajt ka treguar momentin kur u qëllua dhëndri i tij.
Ai tha se nuk e kanë kuptuar momentin se nga erdhi personi që qëlloi mbi Ardian Nikulajn.
Kujtojmë që Ardian Nikulaj u qëllua ndërsa ishte ulur në likalin e tij, nga një person i veshur me një jelek fosforishent i cili mbante një skafandër motorri në kokë, dhe menjëherë pas ngjarjes u largua me një motor.
Nikulaj ka ndërruar mbiemtin apsi më herët e ka patur Marku. Gjithashtu viktima ka qenë i dënuar në vitin 2003 dhe 2006-të, ndërsa pista ku po hetonpolicia ëhstë ajo e gjakmarrjes.
Gjithashtu Nikulaj ka qenë kandidat për deputet në vitin 2021 nën logon e PSD-së, ndërsa ishte kandidat për anëtar të këshillit Bashkiak në këto zgjedhje.