Ishte shpallur në kërkim për abuzim me tendera, arrestohet ish-zyrtari i Bashkisë së Gramshit, Alban Rrodhe

Këtë të shtunë, Policia e Elbasanit ka arrestuar 41-vjeçarin Alban Rrodhe, i dënuar me 6 muaj burg nga GJKKO për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera, apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim.

“Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, të mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim dhe ekzekutuan urdhrin e Prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ndalimin e shtetasit A. Rr., 41-vjeç, banues në Gramsh.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar 41-vjeçarin me 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim”,– njofton policia.

Rodhe dhe 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Gramshit abuzuan me këto tendera:
“Rehabilitimi i kanalit vaditës të Otomisë Njësia Aministartive Poroçan”,
“Ndërtimi i urës tip BAILEY, përroi Gurrës, fshati Poroçan”,
“Rikonstruksion i rrugës automobilistike nga fshati Shemrizë deri tek ura Skënderbegas”,
“Rehabilitimi i rrugës Kodër Zgjupe – Sult, Njësia Administrative Sult”,
“Rehabilitimi i rrugës Devoll”,
“Rikonstruksion i objektit shkollë 9 – vjeçare “Këshilltarët e Galigatit”, Njësia Administrative Pishaj”,
“Rikonstruksion i shkollës 9- vjeçare Koli Baba”
“Sistemim asfaltim i lagjes 85”
Rikonstruksioni i rrugës lagjja “Axhensia”, Gramsh”
Rehabilitimi i kanalit vaditës të Otomisë Njësia Aministartive Poroçan”
Abuzimet me këto tendera u konstatuan në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit në vitin 2022, ku rezultonte se Bashkia e Gramshit i kishte shkaktuar 11.9 miliardë lekë dëme buxhetit të shtetit.


Shtuar 19.10.2024 13:17