Ishte shpallur i humbur, trupi pajetë i 39-vjeçarit gjendet në statujën e një dinozauri

Policia spanjolle po heton vdekjen e një 39-vjeçari, trupi i të cilit u gjet brenda një statuje dinosauri.

Autoritetet u njoftuan të shtunën pasi, dy persona që po kalonin pranë statujës ndjenë një aromë kutërbuese. Njëri prej tyre, pasi pa me kujdes, vuri re këmbën e kufomës. Menjëherë lajëmroi policinë.

Policia tha se burri ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij. Tre skuadra të zjarrfikësve u thirrën në vendin e ngjarjes.

Policia nuk ka konfirmuar sesi ai përfundoi brenda dinosaurit dhe po pret rezultatet e autopsisë së tij për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Statuja dekorative është hequr nga vendi i saj jashtë Ndërtesës Kubike të qytetit, ku ishte përdorur për të reklamuar një kinema të vjetër./albeu.com


Shtuar 24.05.2021 15:19