IKMT ka hedhur në erë godinën e “Prestige Resort” në Golem.
Prej ditësh policia dhe forcat xheniere ndodheshin në ambientet e resortit ku nisën me shembjen e pjesëve të tij.
Objekti në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu është “sheshuar” plotësisht me 70 kilogram tritol.
Sipas drejtuesve të resortit, IKMT ka shkelur ligjin dhe e ka shembur një ditë para se gjykata të vendoste për pezullimin e prishjes./albeu.com