“Ishte një mundësi historike dhe ju e kapët!” Von der Leyen uron RMV për miratimin e propozimit francez

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për të miratuar propozimin francez, i cili i hap rrugë nisjes së procesit të negociatave për RMV dhe Shqipërinë.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Von der Leyen shkruan se për Maqedoninë e Veriut kjo ishte një mundësi historike që ajo arriti ta kapte.

“Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit.

Ishte një mundësi historike. Dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane. E ardhmja juaj”, shkruan Ursula von der Leyen.

Kujtojmë se propozimi francez u miratua ditën e sotme në Kuvendin e RMV-së me e 68 vota pro./albeu.com/