Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim plot 14 vite më parë nga autoritetet shqiptare.
Ai akuzohet për mashtrim gjatë viteve 2008-09, por kishte arritur të arratisej në atë kohë dhe fshihej në Nafplio.
Shqiptari u lokalizua nga Policia e Sigurimit, e cila konstatoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe e prangosi mbrëmjen e së premtes.
50-vjeçari është dërguar në Prokurorinë e Apelit të Nafplionit, ku është vendosur ndalimi i tij deri në përfundimin e procesit të ekstradimit të tij në Shqipëri.