Ishte mbyllur më parë për shkelje të rregullave dhe pronari ishte dënuar disa herë! Detaje nga gurorja në Krujë ku mbeti i vdekur punëtori

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 12:30 në pikën e përpunimit të inerteve “Babasi 2” në Krujë.

Punëtori Lulzim Balla rreth 38 vjeç nga Fushë-Kruja është shtypur nga një kamion i tonazhit të rëndë në vendin e punës.

Besnik Babasi rezulton të jetë pronari i pikës së përpunimit të inerteve “Babasi 2” në Krujë punonjësi i të cilës u aksidentua për vdekje nga një kamion i tonazhit të rëndë pasi i ra të fikët në vendin e punës.

Më herët Babasi ka qenë pronar i gurores me të njëtin emër e cila u mbyll pasi nuk dispononte dokumentet përkatëse për aktivitetin e tyre.

Në janar të 2023 Babasi u arrestua për akuzat “Shpërdorimi i tokës”, “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve“ dhe “Transportimi i mbetjeve toksike”.

Besnik Babasi është edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.