Në Tiranë po mbahet protesta e shoqërisë civile lidhur me vrasjen me gomone të 7-vjeçares në Himarë, nga komisari Arjan Tase.
Në protestë është parë edhe kushërira e babait të viktimës, Ilirjana Kuçana, e cila ishte e veshur në të zeza.
“Kam vetëm trishtim për atë që i ka ndodhur djalit të dajës tim. Ai e kishte përdore, e skafi iu kthye sërish dhe ia copëtoi trupin me helika. Dhimbja na ka kapluar. Ermira dhe Bledi kanë kaluar shumë peripeci. është larguar 17 vjeç nga Shqipëria, ka krijuar një familje model. Malli e bënte të kthehej çdo verë”, është shprehur ajo./albeu.com/