Ishte lodhur si njeri, burri japonez “shndërrohet” në qen

Një cmenduri vjen nga Azia, ku një burrë japonez ishte shprehur se ndjehej i lodhur nga jeta që bënte si njeri dhe kishte vendosur që të shndërrohej në një qen.

Ky njeri, ka shpenzuar rreth dy milionë jen (12,500 £) për t’u “shndërruar” në qen.

Burri, i cili quhet Toko-san pretendopn se ka përmbushur ambicien e tij të përjetshme për t’u bërë një kafshë me katër këmbë, pasi ka shpenzuar shifrën e çmendur për një kostum qeni tepër real.

Ai porositi një agjenci të quajtur Zeppet, e cila kaloi 40 ditë për të përgatitur veshjen me porosi të Collie.

Duke postuar foto të tij me kostum, Toko-san tha: “E bëra një Collie sepse duket e vërtetë kur e vesh. Mendova se një kafshë e madhe afër përmasave të mia do të ishte e mirë – duke pasur parasysh se do të ishte një model realist, kështu që vendosa ta bëj një qen”.

Një video e çuditshme e Toko-san-it të veshur me kostumin “Collie” u shfaq në YouTube në fillim të prillit, teksa e tregon atë duke qëndruar me të katër këmbët./albeu.com