Një 36-vjeçar është gjetur i pajetë në një përrua nënjë fshat të Matit pasditen e sotme.
Ai ishte shpallur në kërkim, pasi familjarët e tij kishin deklaruar se ishte larguar nga banesa, ndërkohë qëkohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Me datë 29.03.2023, rreth orës 17.45, është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German, shtetasi A.M., 36 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.