“Ishte i jashtëzakonshëm dhe burrë Labërie”, Aurela Basha prek me fjalët për të atin e ndjerë

Katër ditë pas humbjes së të atit, bashkëshortja e kryedemokratit Basha, Aurela Basha ka bërë një reagim në profilin e saj në Instagram ku shpreh mirënjohje dhe falenderime për të gjithë ngushëllimet që ka marrë gjatë këtyre ditëve.

Aurela Basha e përshkruan me fjalë prekëse të atin, për të cilin thotë se ishte “burrë i jashtëzakonshëm, një burrë i fortë, një burrë Labërie”.

“Unë dhe familja ime jemi prekur nga vizitat, mesazhet, letrat, dhe lulet pas ndarjes nga jeta të babait tim që na sollën kaq shumë ngushëllim këto ditë të hidhura.

Babai im ishte një burrë i jashtëzakonshëm, një burrë i fortë, një burrë Labërie. Ai më rriti me dashurinë për të parët tanë, për atdheun dhe për Kosovën; më rriti me dashurinë e madhe për njerëzit.

Jam pafund mirënjohëse që më ka lënë pas kaq shumë miq e shokë, kaq shumë dashuri dhe respekt”, shkruan Basha./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Basha (@basha_aurela)


Shtuar 24.01.2022 11:21