Ishte gati të qëllonte të atin me armë zjarri, policia parandalon krimin në familje, arrestohet i riu në Fushë Arrëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Arrëz ku fatmirësisht policia ka bërë të mundur parandalimin e një krimi në familje.

Sipas njoftimin bëhee fjalë për shtetasin me iniciale D.P 34-vjeç, i cili pas një konflikti që kishte me të atin ka tentuar të qëllojë këtë të fundit me armë zjarri.

Policia ka arrestuar të riun ndërkohë ka sekuestruar edhe një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i dispononte 34-vjeçari i arrestuar.

Njoftim policie

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në familje.

Vihet në pranga 34-vjeçari që u konfliktua me babanë e tij.

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, të cilën e posedonte 34-vjeçari i arrestuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz, po konfliktoheshin në banesë, babë e bir dhe se ky i fundit posedonte një armë zjarri dhe rrezikonte jetën e familjarëve të tij, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në kohë reale, në banesën ku po ndodhte konflikti.

Falë ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur neutralizimi i konfliktit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 34 vjeç, banues në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i dispononte 34-vjeçari i arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 22.11.2022 12:42