Ishte duke dhënë lajmet, si reagoi gazetarja boshnjake kur studioja po shkundej nga tërmeti (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme një tërmet i fuqishëm shkundi gjithë Ballkanin, teksa epiqendra e tij ishte në Strupici në Bosnje e Hercegovinë.

Lëkundjet e forta shënuan edhe një viktimë dhe disa të lënduar.

Viktima ishte një vajzë 28-vjeçare, e cila nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Po ashtu lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, e Kroaci. Tërmeti ishte 5.7 i shkallës Rhiterit.

Pamje të shumta janë publikuar nga momenti i lëkundjeve të forta. Spikerja boshnjake e lajmeve e përjetoi tërmetin teksa ishte duke i dhënë lajmet live./albeu.com/