Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e 7-vjeçares në bregdetin e Himarës, e cila u godit nga gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase.
Ka qenë kushëriri i 7-vjeçares që humbi jetën, E.Z, i cili ishte edhe dëshmitar okular, që ka thënë se ishin duke u larë në det kur skafi u afrua dhe megjithëse të gjithë po bërtisnin ndalo, drejtuesi ka vijuar të ecë.
“Ishin duke u larë në det dhe në këto momente një skaf i madh u afrua. Kur erdhi pranë skafi mori njerëz në breg dhe në ato çaste goditi fëmijën me helika. Të gjithë ne të tjerët që ishim në breg filluam t’i bërtisnim drejtuesit të skafit: ‘Ndalo se e vrave vajzën’. Drejtuesi i skafit vazhdoi të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Hyra në det dhe e nxora Jonadën e pajetë”, ka thënë ai.
Bazuar nga dëshmitë dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë dhe nga veprimet e Arjan Tases, prokuroria e akuzoi për “vrasje me dashje indirekte”. Në dosje thuhet:
“Nuk ka vrasje nga pakujdesia, por vrasje me dashje pasi drejtuesi i mjetit lundrues që rezulton se kishte patentë ishte në dijeni të rrezikut që i sillte qytetarëve kur hyri në atë perimetër”, thuhet në dosje./albeu.com/