“Ishin të gjithë karaktere të dobëta, që i menaxhonte një perso”, Efi Dhedhes flet për lojën dhe nominimin nga Dea!

Dje e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë një nga nga ish-banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes.

Në fillim ajo hyri si një konkurrente e vetme së bashku me Mikelën, por më pas rrjedha e ngjarjeve ndryshoi krejtësisht dhe ajo u kthye në një prej konkurrenteve më të dashura nga i gjithë publiku.

A do të bënte Efi të njëjtën gjë si Dea nëse do t’i jepej mundësia?

“Jo, nuk do të bëja të njëjtën gjë sepse ajo nuk më konsideronte mua lojtare të fortë po ta mendosh sepse nuk e ka thënë ndonjëherë. Le të vinte në nominim lojtarët që vërtetë ajo i mendonte të fortë. Unë prandaj them që nuk do e bëja sepse mua nuk më pëlqen të konkurroj dhe të jem më e forta, ta di domethënë që fitorja është e imja. Për mua thjeshtë Dea ndjehej shumë e pafuqishme dhe nuk kishte se cfarë të bënte tjetër dhe në sytë e mi thjeshtë e shoh një njeri të pafuqishëm, asgjë tjetër.”

Mendon Efi se ky nominim ishte i menduar nga vetë Dea?

“Shiko, nuk doja as të jepja një koment, unë e kam thënë që për mua aty ishin të gjithë karaktere të dobëta, të cilët i menaxhonte një person dhe asgjë më tepër.”

Sa i përket darkës së saj me Oltën, Efi është shprehur se:

“Unë nuk është se luajta sepse nuk di të luaj në atë lloj këndvështrimi, unë po flisja me publikun nuk po flisja me Oltën në asnjë moment. Unë që në fillim nëse më keni dëgjuar vazhdova dhe qesha dhe i thashë: “Ti përsëri vazhdon të jesh e ligë”, nuk është se i thashë që unë ndryshova mendim për ty.”


Shtuar 9.02.2023 08:53