Një aeroplan që transportonte qytetarë afganë që kërkonin “viza speciale emigrimi” amerikane është nisur nga baza ajrore amerikane në Ramstein, Gjermani drejt SHBA.
Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, u tha gazetarëve se ky ishte fluturimi i parë i emigrantëve afganë drejt Shteteve të Bashkuara për t’u larguar nga një vend pritës.
Zyrtari shtoi se SHBA priste që këto fluturime të rriteshin pasi hapnin tetë qendra tranziti.
Zyrtari gjithashtu mohoi raportet se vetëm amerikanët po lejoheshin përmes pikave të kontrollit jashtë aeroportit të Kabulit.