Ishin shpallur në kërkim, arrestohen dy persona, shkon në 27 numri i të ndaluarve në Korçë

Foto ilustruese

Policia e Korcës ka finalizuar para tre muajsh operacionin “Knock down”.

Ndërkohë ditën e sotme polcia ka njoftuar se edhe dy shtetas të tjerë janë arrestuar. Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale E. S., 26 vjeç dhe Th. R., 28 vjeç, banues në Korçë.

Numri i pvrgjithshëm i arrestimeve nag ky operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike ka shkuar në 27.

Njoftim policie

Vijon operacioni “Knock down”, i finalizuar para 3 muajsh.

Vihen në pranga 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim. Shkon në 27 numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Knock down”, i finalizuar më datë 20.04.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Korçë ndaluan shtetasit në kërkim E. S., 26 vjeç dhe Th. R., 28 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 19.04.2022, u ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

vijon…/albeu.com