Ishin me të kur u vra Saimir Hoxha, Apeli lë në burg dy shokët e Aldi Ramës

Dy të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën, kur vrau oficerin e policisë nën komisar Saimir Hoxha, do të qëndrojnë në burg pa afat.

Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Lezhë, duke rrëzuar kërkesen e Armando Markut dhe Kristjan Sherrit të cilët kërkonin një masë më të butë.

Ndaj dy të rinjeve është ngritur akuza “moskallëzim krimi”, pasi të martën e 28 shtatorit, kur u vra oficeri Saimir Hoxha në Vain, ata ndodheshin në makinë me autorin e krimit, 21-vjeçarin Aldi Rama./albeu.com


Shtuar 27.10.2021 09:19

Tags: